Gjenerata e tretë e procesorëve AMD Ryzen ka mbërritur përfshirë edhe procesorin me 12 bërthama për masat Ryzen 9 3900X.
Kompania në të vërtetë prezantoi pesë procesorë të rinjë të cilët dalin në shitje më 7 Korrik. Çmimet fillojnë nga 199 dollarë deri në 499 dollarë dhe të gjithë bazohen në arkitekturën e re 7-nanometër Zen 2 me mbështetje për PCIe 4.0 e cila dyfishon bandwidthin e PCIe 3.0.
Në krye të linjës siç thamë më lart është Ryzen 9 3900X. Ky procesor 12 bërthamësh ka frekuencë bazë prej 3.8Ghz dhe turbo 4.6Ghz. Më pas AMD ka sjellë një çift procesorësh Ryzen 7, modelin 399 dollarësh 3800X dhe 329 dollarësh 3700X. Të dy kanë tetë bërthama por me frekuenca 3.9 dhe 3.6Ghz respektivisht.
Mes tyre ekziston një diferencë e madhe në TDP ku 3800X ka një vlerë prej 105W dhe 3700X një vlerë prej 65W.
Së fundi vinë dy procesorë, Ryzen 5 3600X dhe 3600. AMD ofroi disa statistika për performancën e procesorëve. Kompania thotë se flagshipi 3900X ka performancë të ngjashm me Intel Core i9-9920X pavarësisht se kushton sa gjysma e tij.
Nga ana tjetër AMD thotë se Ryzen 7 3700X është më i shpejtë sesa Core i7-9700K i cili kushton afro 50 dollarë më parë në testimet me një bërthama dhe të gjitha bërthamat.
Të gjithë procesorët e rinj bazohen në çipin AMD X570 i cili përdor të njëjtën fole AM4 si procesorët paraardhës. Teorikisht do të thotë se mund të ndërroni procesorët e vjetër Ryzen me një të ri pa ndryshuar bordin. /PCWorld Albanian