Procesi i islamizimit të shqiptarëve në Sanxhak

E publikuar: 09/10/2016 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sanxhaku, i vendosur në veri të trojeve shqiptare,që nga lashtësia  ishte i banuar nga fisi ilir Dardan dhe  ishte tërheqës për  të dëbuarit, të ikurit për shkaqe të ndryshme si dhe për blegtorët të cilët kërkonin kullosa më të mira se në Bjeshkët e  Nemuna. Sanxhaku,në një mënyrë,paraqiste  një trevëku  imigronin popullsia blegtorale  nga viseve  malore e cila ishte e ndrydhur  nga mungesa e kullosave dhe kushteve  natyrore të papërshtatshme për  t’i zgjeruar vendbanimet.

Ismet Azizi

Dëshmitë e panumërta për shtrirjen e dardanëve në Sanxhakun e sotshëm na bëjnë të kuptojmë se jo rastësisht Sanxhaku gjatë gjithë historisë ka qenë i banuar nga ilirët e mandej nga shqiptarët. Në fshatin Pruzhanj në Rrafshnaltën e Peshterit, në Sanxhak, arkeologët kanë zbuluar prushin (hirin) e trupave të vdekurve të djegur që datojnë mijëra vjet para Krishtit, që me siguri u përkasin ilirëve. Ky fakt dëshmon për autoktoninë dhe prejardhjen ilire të kësaj popullate .

Nga tërë Sanxhakun, krahina e Peshterit veçohet pasi që ështëkrejtësisht e banuar nga fisetgjegjësisht vëllazëritë shqiptare. Me përjashtim të fshatrave Suhodo, Buxhevë dhe Dojke, të cilat  janë pjesërisht sllave, të tjerat janë shqiptare.

Për dallim të Shqipërisë jugore, shqiptarët që jetojnë në Kosovë, Shqipërinë veriore, shqiptarët e Peshterit dhe Sanxhakut të sotshëmjanë populluar dhe të ndarë nëfise të ndryshme siç janë fisi Kelmend , Kuç, Shalë, Hoti, Gruda, Shkreli, etj. Formën  dhe forcën e tyre rezistuese të organizimit  të lashtë  gradualisht humbën, duke jetuar në kontakt të vazhdueshëm me boshnjakët dhe serbët. Në vend që të ndikojnë në elementin sllavë, ku ata janë më të shumtë në numër,  ka ndodhur e kundërta. Ata iu nënshtruan ndikimit të myslimanëve të Bosnjës, mësuan gjuhën e tyre, dhe madje morën edhe disa nga zakonet e tyre, ndërsa gjuhën  e tyre dukshëm e larguan nga  gjuha tëcilën e  flasin  pjesa tjetër e gegëve. Megjithatë, kjo popullatë ka ruajtur karakteristikat e tyre kombëtare.

mujbibici7579

Në foto ulur: Mulë Bibiqi, në mes, Smajl Huka, i tretë i panjohur

Në këmbë nga majta: Zaim Hukiqi,   në mes i panjohur, dhe i treti, Adem Plakiqi. Fotoja është e para më shumë se 70 vjet

Udhëpërshkruesit e ndryshëm, të cilët kaluan nëpër këtë trevë, kanë shënuar:” Askush, madje as bariu më i vogël, nuk heqë dorë nga arma e tij”.

Malësorët,  kelmendasit të cilët kanë populluar  Peshterin, kanë qenë të besimit katolik, por me kalimin e kohës janë islamizuar. Vetëm një numër i vogël i tyre kanë pranuar fenë ortodokse, ndërsa nëfenë e tyre të vjetër katolike askush nuk ka mbetur.

Procesi i islamizimit u zhvillua nga viti 1700 e këtej. Dy misionarët katolikë, të cilët qëndruan  në fshatin Kameshnicë të Peshterit  nga 25 tetori i viti  1718, u kujdesën për  katolikët por në të njëjtën kohë ofruan të dhënat edhe popullsinë tjetër. Katolikët e mbetur të kësaj kohe  ishin të përzier me myslimanët dhe me disa ortodoksë  të fisit Kuç, Hotdhe Shkrel duke mosdhënë numrin e tyre. Thuhet se misionarët  arritën vetëm pesë persona të besimit islam t’i konvertojnënë fenë e tyre të vjetër.

Vlen të paraqesim  regjistrimin e shtëpive katolike  për fshatrat të cilat misionarët i kanë vizituar:

Tabela: Të dhënat për  shqiptarët e besimit katolik të Peshterit dhe krahinës së Rozhajës të vitit 1721.

Fshati shtëpitë banorë   fshati shtëpi banorë
Kameshnica 39 409   Krnjajeva 6 74
Mexhugor 13 99   Dragačevo 2 16
Aliveroviq 5 41   Egla(Uglla) 20 167
Rasno 4 30   Leskovaglava 12 99
Tuzinjë 1 85   Devreçe 2 16
Rastenovicë 13 65   Delimegjë 6 29
Stabai(Shtaval) 3 35   Konieri(Konicë) 5 28
Cvetanovicë

(Dacajt)

9 95   Glluavica 6 72
Druzhinici 7 65   Zhirça 4 28
Dugapolana 5 35        
Paleva 4 15        

Burimi: Ex. Tabulario s.c de Prop.Fide-scribtura originali Riferite Nelle cong.Generalli Vol.637-AD Cong.Disi 28.septembri 1722-Num 24. Përshkrim i  M .Gavriloviqitnga Arkivi i Vatikanit.

Thuhet më tej se shqiptarë katolikë kishte edhe nëzonën e Ibrit të Epërm, në Rozhajë dhe në fshatrat: Malin Dubravë, Shpilan, Baç dhe Njegush me gjithsej prej 11 shtëpidhe 78 banorë. Pastaj,në Bogaj, Zloglavlë, Vrbicë, Gusnicë, Bocia (ndoshta  Bashqa), gjithsej  19 shtëpi me 78 banorë. Aty  përmendet edhe kalaja e Rozhajës me 8 shtëpi të cilat janë, siç thonë ata, 25 vjet më parë të ardhur nga Selca e Kelmendit. Nga këto përshkrime mund të shihet se edhe në Rugovë kishte besimtarë  katolik. Të gjitha këto vendbanime, popullsinëtë cilëne përmendinmisionarët katolikë, numëronin gjithsej 250 shtëpi,kanë predikuar fenë katolike deri në fillim të shekullit të 19, kur ka  përfunduar  islamizimi iKelmendasve dhe fiseve tjera të malësorëvetë Peshterit, Rozhajës, si dhe në tërë Sanxhakun.

Lufta në mes Austro-Hungarisë dhe Turqisë, e njohur si Lufta e Vjenës – e cila ka zgjatë nga viti 1683 deri në vitin 1699 – ka shkaktuar ndryshim të madh në strukturën etnike të popullsisë së Sanxhakut. Lufta ka shkaktuar shumë viktima dhe shkatërrime, ku si rrjedhojë pason shpërngulja e popullsisë së Sanxhakut në shumë drejtime. Në drejtim të Bullgarisë dhe Azisë së Vogël është shpërngulur popullsia e besimit islam. Popullsia katolike e fisit Kelmend është shpërngulur në drejtim të veriut, në Srem, dhe është vendosur në fshatrat: Hrtkovci, Nikinci, Pllatiqevo dhe Jarak. Një degë e të shpërngulurve në drejtim të Shumadisë është vendosur në fshatin Rudnik. Në këtë fshat është vendosur gjyshi i Karagjorgjes, Jovan (Gjon) Marash Klimenti (Kelmendi) .

Në lidhje me shpërnguljen e Shqiptarëve në Srem, Noel Malcolm në veprën e tij ”Kosova një histori e shkurtër”, citon autorin Boethius: “Kelmendasit të cilët arritën në territorin habsburgas u inkorporuan si ushtarë të “kufitarit ushtarak” austro-hungarezë: atyre  dhe familjeve të tyre, iu dhanë dy fshatra për të jetuar, Hrtkovci dhe Nikinci, në Srem. Me ndihmën e priftërinjve katolikë shqipfolës, të cilët ndodheshin me ta, ata do ta ruanin gjuhën dhe kulturën e tyre për breza të tërë, por duke u shndërruar gradualisht në kroat’. Mandej, Malcolm citon autorin serb Veselinovic:”Sipas regjistrimit të vitit 1900, shihet se kishte 55 pleq shqipfolës në të dy fshatrat e sipërpërmendur, kurse në vitin 1968 një gjurmues shqiptarë nga Kosova pati mundësinë ta dëgjonte një grua plakë të Hrtkovcit, duke kënduar një “ninulë”në gjuhën shqipe. Ndërkaq, më 1992, ekstremistët serb i hynë një fushate të veçantë  për t’i dëbuar “ kroatët” nga Hrtkovci, madje duke ndërruar edhe emrin e fshatit në “Serbisllavci” ( Glorifikuesit serb”). Si pasojë e kësaj, shumica e stërnipave të malësorëve kelmendas, të cilët e kishin rrezikuar jetën e tyre, më 1737, duke luftuar nën udhëheqjen e patriarkut serb të Kishës Ortodokse, u dëbuan nga “trualli serb”.