Peter Dyer, inxhinier i aeroplanëve në British Airways, ka shpjeguar procesin e shpejtë të hapjes së rrëshqitëses në raste emergjencash.
Megjithëse asnjë udhëtar, nuk do të donte ta shihte këtë skenë, prezantimi i këtij procesi është konsideruar se do t’i bënte të ndjehen më rehat dhe të sigurt, transmeton Telegrafi.
“Kur ka emergjenca, një pjesë e derës duhet të hapet në 180 shkallë dhe atëherë aktivizohet kjo pjesë që shërben për të rrëshqitur poshtë”, ka thënë Dyer lidhur me rastin.
Secila derë, ka të kapur poshtë këtë pajisje e cila pasi aktivizohet, mbushet me azot dhe është gati brenda gjashtë sekondash.
Derisa në secilin aeroplan është së paku një rrëshqitëse, Boeing 777-200s i ka tetë, nga një në secilën derë.
Në raste të ndalimit në ujë, këto pjesë mund të shkëputen nga aeroplani dhe të përdoren si barka. /Telegrafi/