18 prilli është një datë historike për Kosovën. Të martën, Parlamenti Evropian votoi pro heqjes së vizave për Kosovën.
Të gjithë, votuan pro. E në mesin e deputetëve ishte edhe një shqiptare. Ajo është Arba Kokalari, e cila ka lindur në Tiranë.
Kokalari, është pjesë e Parlamentit Evropian. 36-vjeçarja u zgjodh si deputete e PE-së si pjesë e Demokristianëve nga Suedia. Ndërkaq nesër pritet edhe të nënshkruhet vendimi për liberalizmin.
Në këtë ceremoni do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.