Nga Emrush T.Shkodra
Aq shumë proklamohej dashuria dhe pro amerikanizmi nga qeveritë e Republikës së Kosovës që nga pas lufta, sa të mbushej mendja se as bukë në tavolinë nuk ulën me ngrënë qeveritarët tanë pa i pyet Amerikanët.
Por kjo më shumë është si më thënë dashuri virtuale, sepse në fakt gjendja reale është krejtësisht tjetër.
Investimet në rrugë anekënd Kosovës.
Kanë shtruar rrugë e rrugë me mijëra kilometra, kanë shtruar autostrada me dy e tre korsi, kanë ndërtuar ura të gjata me mbi 200 metra.
Kanë ndërtuar rreth rrotullime e investime nëntokësore anembanë nëpër qytete të Kosovës, por ama asnjë lëvizje dhe asnjë investim që do ta përmbushte dashurinë tonë karshi Amerikanëve nuk është bërë.
Janë lidhur qytetet me qytete, besa përmes rrugëve janë lidhur shtetet me shtete.
Të gjitha bazat ushtarake nëpër Kosovës që janë të ndara në 5 zona të tilla ju është dërguar infrastruktura të gjithave, rrugë, ujë, kanalizim, rrymë etj.
Por vetëm njërës bazë nuk i janë ofruar këto kushte.
Asaj më të rëndësishmes, asaj bazës që për ne është vetë alfa dhe omega.
Pra, del që ne Amerikanët po i duam vetëm pse janë të fortë, dhe janë përkrah neve në ditë të mira e të vështira.
Fati ynë!
28 kilometra nga Gjilani deri në bazën më të madhe në Ballkan të Amerikanëve BondSteel, 7 kilometra nga Ferizaji bënë rrugë për të arritur në BondSteel, e 16 kilometra nga Vitia, sepse rruga që shpien për në bazën Amerikanë, kalon nëpër disa fshatra që janë nën administrimin e Vitisë, e që kjo rrugë është në gjendjen saj më të keqe.
Tre qytete Gjilan, Ferizaj, Viti nuk kanë arritur ti sigurojnë një mbarëvajtje përmes infrastrukturës bazës më të madhe në Ballkan, bazës Amerikane.
Është një rrugë që përveç që kurrë nuk është investuar e ndrequr që nga paslufta, ajo as nuk duket që kishte qenë nëpër projekte të asnjë qeverie qendrore, e as nga ato komunale.
Rrugët rajonale magjistrale kishin me thënë disa që janë pjesë e qeverisë, nëse do të donin të shfajësoheshin, por ama edhe qeveritë dihej nga vinin e kush udhëhiqte me to.
Por këtu as komunat nuk kanë shpreh më të voglin interesim që bile në copëza të vogla të harrnojnë gropat dhe të shtrojnë disa metra nëpër fshatra, këtë nuk besoj që ju ka ndalu najkush.
Sepse me ju ndalu me shtrua rrugën që qon të Baza Amerikane, është si me ju ndalu dashurinë për Amerikën.
A mundesh ta arrish ketë? Jo, kurrë nuk besoj që shqiptarëve ju merr dot dashurinë për Amerikanët!
Prandaj amortizimi i mjeteve si atyre ushtarake, po ashtu edhe atyre civile që ka ngjarë më Amerikanët është më shumë se tmerruese, dhe e tërë kjo kishte dhe ka një kosto të lartë të mirëmbajtjes së tyre.
Bile, nëse nuk është ndrequr për qytetarët e këtij vendi kjo rrugë deri më tani, ish dashur të rregullohet për Amerikanet, por jo, jo!
Ne jemi më shumë llafe se punë!
Është interesant si nuk ishte turpëruar Kosova kur kishte nderuar djalin e zëvendës presidentit Amerikan Beau Biden juniors me emërtimin e rrugës Ferizaj-Gjilan, rrugë nëpër të cilën e kishin dërguar atëherë delegacionin e kryesuar nga Joe Biden.
Sot, Joe Biden është presidenti i 46-të shtetit më mik të Shqiptarëve dhe njëherit shtetit më të fortë në botë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Këtë rrugë deri më tani e kanë shkelur 3 president Amerikan, 4 sekretar të shtetit Amerikan, 3 zëvendës president Amerikan, 4 ministra të mbrojtjes, mbi 7 gjeneral, e më shumë se 25 mijë ushtarë Amerikan janë zëvendësuar kohë pas kohe.
E mijëra të tjerë Amerikan nga sfera ushtarake të niveleve tjera, forca policore Amerikane, trupa diplomatike e organizata qeveritare e jo qeveritare Amerikane kanë kaluar përmes kësaj rruge.
Kjo rrugë jo që ish dashur me u rregullua e mos me pas gropa askund, por deri tash kjo rrugë ish dashur të jetë me nga 3-4 korsi në njërën anë, përskaj saj ishte dashur të jetë edhe hekurudha që i bien shumë afër nga hekurudha që shkon në për Shkup.
Bile kjo ishte dashur të jetë tashmë me rrugët përcjellëse për çiklizëm, ecje për këmbësorë, sport dhe rekreativitet etj.
Ne jemi me Amerikën…
BondSteel leje që nuk ka rrugë që do t’ia lehtësonte transportin dhe zhvillimin me efikasitet të operacioneve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, POR AJO AS ME RRYMË NUK FUNRINZOHET NGA REPUBLIKA E KOSOVËS, sa shpenzimi me derivate bëhet nga agregatët, kurse ne e kemi pasur dhe e kemi mundësin ti ndihmojmë Amerikës.
S’ka dert.
Rrugë jo, trotuare jo, ujë jo, kanalizime jo, rrymë jo për Amerikën, dhe ne vazhdojmë të flasim duke përvetësuar të mirat që vijnë nga Amerika.
Me rëndësi që ne dashurinë e kemi për ta!
Veçse!
“Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha kishte thënë Rugova, e në realitet as punë të vogla ne nuk kemi bërë.
Amerika, eh Amerika!
____
ESH
Për: infosot.com