Nisma për Kosovën, dega në Prizren po akuzon kryetarin Ramadan Muja se ka investuar mbi tre milionë euro në rrugën e cila lidh dy lagje, e cila tash e disa vite shfrytëzohet vetëm nga një familje.
Sipas tyre, një investim i tillë i pamatur dhe i paanalizuar nuk është hera e parë që po ndodh. Përmes një njoftimi për media ata thonë se investime të tilla e shoqërojnë gjithë qeverisjen komunale të Prizrenit.
Njoftimi i plotë:
Qeveria e të dënuarit për krim dhe korrupcion Ramadan Muja në mungesë të guximit dhe vizionit, për të menaxhuar me paranë e qytetareve, mbi tre milion euro ka investuar në rrugen e cila e lidh lagjen “Arbana” dhe “Dardania”, e cila tash e sa vite e shfrytëzon vetëm një familje. Investimet e pamatura dhe te pa analizuara mirë dhe që bëhen në saje të semundjes së “Tenderomanisë”, për shumë vite e shoqërojnë qeverisjen komunale në Prizren, e cila ditëve të fundit në theks të veçantë ka hapur shumë tendere për investime në fusha të ndryshme, deri sa në anën tjetër ka projekte që kanë filluar tash e tetë vjet dhe nuk kanë përfunduar, siç është rasti i shtëpisë së kultures në Zhur dhe në Hoqë të Qytetit. Memorandumet për financime të përbashkëta ndermjet Ramaan Mujes dhe disa mininistrive nuk janë asgjë tjeter, përveç mashtrim i radhes, që praktikohen gjatë viteve zgjedhore. Zejtar, afarist dhe qytetar të Prizrenit me të drejtë shprehin revolten përmes peticioneve dhe protestave të ndryshme, lidhur me punimet që po i hap komuna e Prizrenit, pa i analizuar drejtë, ku po i pengon zhvillimn e bizneseve, veçanrisht në sheshin “Shatervan”, ku nga punimet që bëjnë kompanitë e papergjegjshme , lënë pa ujë lagje të tëra në qytet, siç është lagja qendrore e qytetit dhe lagja Tusus, të cilat tash e tri ditë janë pa ujë të pijes. Të gjitha këto probleme dhe parregullësi që fatkeqësisht po e percjellin qytetarin e Prizrenit tash e sa vite, mund të ndalen vetëm me ardhjen e NISMES në qeverisje, të udhëhequr nga Zafir Berisha.
Zyra për Informim


















