Prizren: Gjenden dy granata dore

E publikuar: 17/10/2016 11:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Policia rajonale në Prizren, ka njoftuar se në bodrumin e një shtëpie në rrugën “Asim Berisha” , që nga viti 1985 kishin qënduar dy granata dore.

Vetë personi i kishtë sjelluar granatat në stacionin e policisë.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë.

Komunikata e plotë:

Në orët e pasdites, një qytetar nga Prizreni, me banim në rrugën “Asim Berisha”  kishte vendosur që dy granata dore të cilat kishin qëndruar në podrumin e shtëpisë ku ai banon që  nga viti 1985 t’i dërgonte në Stacionin Policor të Prizrenit.  Granatat i dyshuari i kishte fut në një trastë dhe i kishte vendosur në biçikletë e më pas i kishte sjellë në Stacion. Me t’ u informuar me rrethanat e rastit policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në lidhje me sigurinë e personelit të stacionit dhe qytetarëve dhe ka njoftuar Njësinë kundër mjeteve eksploduese të FSK-së. Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit i cili ka sugjeruar që rasti të iniciohet sipas procedurës së rregullt.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët të cilët hasin në mjete të dyshimta që të njëjtat assesi të mos i prekin por ta njoftojnë policinë.