“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili brenda në shtëpi i kishte fyer dhe kishte kërkuar para nga prindërit e tij viktimat mashkull dhe femër kosovare dhe më pas nga nervoza me një thikë e kishte lënduar veten në këmbë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Në njoftim bëhet e ditur se si pasojë e veprimeve të të dyshuarit viktimat janë ndier të frikësuar dhe rrezikuar, andaj i dyshuari pasi ka marrë tretman mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.


















