Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në lagjen Ulpianë të Prishtinës, të cilët dyshohen se kanë kontrabanduar migrantë.
“Në lidhje me rastin raportohet se me 25.09.2017 janë identifikuar dhe arrestuar dy të dyshuar meshkuj K/Shqiptarë, të cilët pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport të policisë.

















