Së fundi në Prishtinë, është rritur numri i të rinjve që po e përdorin trotinetin elektrik – qoftë për të shkuar në punë apo edhe për qëllime tjera.
Por, lëvizja tek korsia e veturave si dhe përdorimi në mënyrë të gabuar mund të krijojë rrezik për aksident.
Grupi “vrojtuesit e lagjes”, gjatë ditës së hënë, kanë publikuar një video-incizim të një personi i cili e ngiste trotinetin elektrik rrugëve të Prishtinës, me një fëmijë ulur prapa.
Sipas videos, burri ka rrezikuar jetën fëmijës, pasi mënyra se si e ka vendosur prapa këmbëve nuk i jep aspak siguri gjatë ngasjes.
Ndërkaq, për shkak të mungesës së shtegut për trotinetë elektrik, ka pasur ankesa edhe të qytetarëve të cilët i konsiderojnë si jo të përshtatshëm për hapsirën ekzistuese.