Një person është arrestuar nga Policia pasi i njëjti dyshohet se ka sulmuar fizikisht një grua.
Siç njofton Policia viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore derisa i dyshuari me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
“Në rrugën ‘Xhemajl Mustafa” në Prishtinë me 05.10.2018 është arrestuar i dyshuari K/Shqiptar për arsye se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare duke i shkaktuar lëndime trupore. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.


















