Nuk ka pushim për Superligën e Kosovës në basketboll, pasi këtë mesjavë zhvillohet xhiroja e 23-të e saj.
Kryendeshja e kësaj xhiroje luhet të mërkurën mes Sigal Prishtinës e Trepçës, në “El Clasicon” e basketbollit kosovar.
Që nga humbja ndaj Yllit në xhiron e shtatë, Trepça që atëherë nuk di të ndalet së fituari.
Kjo formë fantastike e tyre, ka bërë që të jenë bindshëm në krye të tabelës me 20 fitore e dy humbje./GE