Prishtina organizon ‘‘Konferencën e Investitorëve Amerikanë’’, Rama: Kryeqyteti po hyn në hartën e kapitalit global

E publikuar: 28/03/2026 21:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i kryeqytetit, Perparim Rama, ka njoftuar se Prishtina do të organizojë ‘’Konferencën e Investitorëve Amerikanë 2026’’, së bashku me Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë.

Ky organizim, ka shtuar Rama, do të mbështetet edhe nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përcjell Gazeta Express.

Rama ka thënë se kjo bëhet sepse ‘’na duhet zhvillim, investim global, treg i hapur’’.

Postimi:

Prishtina po hyn në hartën e kapitalit global!

Kryeqyteti po organizon “American Investor Conference 2026” në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo dhe me mbështetjen e U.S. Embassy Pristina, Kosovo 🇺🇸

Sepse,

Na duhet zhvillim.

Investime globale.

Treg i hapur.

Prishtina: Investing Beyond Expectation.