Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nesër në ora 12:00 do të bëj testimin e sistemit të Alarmimit në kohëzgjatje prej 30 sekondave.
Komuna ka njoftuar edhe qytetarët përmes mesazheve telefonike, në mënyrë që ata të mos shqetësohen gjatë kohës së testimit.
“Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se të shtunën, 2 Prill 2016, në ora 12, do të bëjë testimin e sistemit të Alarmimit në kohëzgjatje prej 30 sekondave”, thuhet në mesazhet dërguar qytetarëve.