Sigal Prishtina ka arritur të shënoj fitore me rezultat 78-73 ndaj Vëllaznimit, në kuadër të çerekfinales së dytë në Superkupën e Kosovës në basketboll.
Gjakovarët patën epërsi prej tetë pikësh në përfundimin e pjesës së parë , 42-34.
Mirëpo, bardhekaltrit e nisën fuqishëm pjesën e dytë dhe arritën përmbysjen, në fund për të triumfuar me pesë pikë dallim.
Koshashënuesit më të mirë tek kryeqytetasit ishin Moore me 23 pikë, dhe William shtoi edhe 19 tjera.
Ndërkohë për kuqezinjtë më i dalluari ishte Jason Jitoboh me 18 pikë e shtatë kërcime.
Sfidat gjysmëfinale luhen të hënën.