Prishtina mëson kundërshtarin në parakualifikueset e Ligës së Evropës

E publikuar: 12/06/2018 13:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Ligës së Evropës, ku Prishtina ka mësuar kundërshtarin e raundit parakualifikues.

Prishtinasit do të përfaqësojnë shtetin tonë në ligën e dytë më të rëndësishme sa i përket garave ndërkombëtare për klube.

“Plisat” në këtë fazë të garës do të takohem me skuadrën e Gjibraltarit, Europa.

Takimin i parë do të luhet 28 korrik, ku Prishtina do të jetë mysafire ndërsa më 5 gusht do të luhet ndeshja e kthimit.

Kujtojmë se bardhekaltërit vetëm si pjesëmarrës do të arkëtojnë 220 mijë euro.

Për çdo fazë që Prishtina e kalon shuma rritet edhe për 20 mijë euro nga shumë paraprake. Nëse Prishtina e bën mrekullinë dhe arrin deri në fazën play-off do të fitojë 1.3 milion euro.

Prishtina, nëse e bën të paimagjinueshmen dhe kalon në fazën e grupeve, do të përfitonte në total 3.92 milionë euro (pa marrë në konsideratë shpërblimet për rezultatet pozitive të mundshme në fazën e grupeve). /Telegrafi/