FC Prishtina e ka regjistruar një fitore të madhe dhe të paharrueshme sot.
Bardhekaltrit e mposhtën Dritën me rezultat 2:1, në derbin e xhiros së 12-të të Albi Mall Superligës së futbollit.
Gjilanasit avancuan të parët falë golit të Baldes, të shënuar në minutën e 84-t, shkruan “Gazeta Express”.
Por, kryeqytetasit e bënë një përmbysje të pabesuesume në minutat shtesë.
Fillimisht ekipi i Ismet Munishit i barazoi shifrat me Shefitin në minutën e 91-të.
Kurse, golin e fitores për udhëtuesit e realizoi Kryeziu nga penalltia në minutën e 93-të.
Kështu, Prishtina ia shkaktoi Dritës humbjen e parë sezonale.