Prishtina dhe Trepça janë takuar në ndeshjen e parë çerekfinale që është fituar nga kryeqytetasit me rezultat të thellë 97:54.
Edhe pse njihet si derbi i madh i basketbollit kosovar, realisht nuk kishte rivalitet në këtë ndeshje pasi Prishtina ishte dukshëm më kualitative.
Në shkallët e palestrës në Rahovec ishin të pranishëm të dyja tifozërit si Plisat ashtu edhe Torcidat.
Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, duke e mbyllur çerekun e parë me rezultat 26:10.
Edhe në çerekun e dytë kryeqytetasit arritën numrin e njëjtë të pikëve, duke realizuar 26, ndërsa Trepça u desh të kënaqet me 13 pikë.
Çereku i tretë ishte më i mirë për Prishtinën pasi arritën ta fitonin 26:8.
Ndeshja në fund u mbyll me rezultat 97:54.
Te Prishtina u dalluan Rodney Bullock, Ahmed Bashir, Mikaile Tmusic, ndërsa të gjithë lojtarët kishin minuta në këtë takim.
Te Trepça më të mirët ishin Besnik Azemi dhe Aaron Anderson. /Telegrafi/