Prishtina dhe Tirana në koleksionin e brendit të ri të Rita Orës

E publikuar: 06/02/2020 18:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora ka bërë diçka të veçantë në koleksionin e saj të ri.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka nisur një biznes të ri, shkruan lajmi.net.

Rita Ora ka lansuar linjën me produkte për shtëpi “Rita Ora Home”, i cili përmban disa koleksione.

Dy prej koleksioneve të këtij brendi, artistja i emëroi në bazë të kryeqyteteve shqiptare, Prishtina dhe Tirana.

Ndërsa, tri koleksionet tjera quhen: Latimer, Medina dhe Portobello.

Produktet mund të jenë në duart e konsumatorëve që nga data 10 shkurt, ndërsa porositë mund të bëhen prej tani.

Në koleksionin e parë, Rita ka sjellë produkte shtrati.