“Prishja” në emër të SHBA-ve: Versioni që të gjithë duan ta besojnë! (Video)

E publikuar: 17/09/2015 22:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë nuk është marr me deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Kujtim Shala, i cili tërthorazi e ka implikuar Qeverinë amerikane në prishjen e koalicionit paszgjedhor LVAN, nëpërmjet përcaktimit të disa kritereve se kush mund të qeveriste vendin, e të cilat asokohe u bënë të qarta nga presidentja Atifete Jahjaga.
Tribuna Channel ka insistuar të marr një përgjigje nga kjo Ambasadë, gjë që nuk është arritur të sigurohet gjatë ditës.

E shpejt në reagim ka qenë vetëm presidentja e shtetit. Jahjaga, nëpërmjet një postimi në Facebook, deklaratat e Shalës në KTV i ka quajtur të pavërteta dhe të pabaza, duke thënë se roli i saj ka qenë të ndërmjetësojë dhe se është në kompetencën e partive për të krijuar koalicione.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i AAK-së, nuk jep përgjigje për këtë.

“Nuk kemi asnjë koment”, ka thënë ai.

Valdete Bajrami, deputete e Nismës për Kosovën, thotë: “Është dashur t’i jepej rasti LVAN-it e jo të spekulohet”. Ndërkaq, analisti Fadil Lepaja, thotë se deklarata e Shalës është “refleks”, një formë shfajësimi përballë opozitës. /Tribuna Channel/