Prishja e pazareve të drogës, dalin pamjet e plagosjes së shqiptarit në Greqi

E publikuar: 19/09/2024 23:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Janë publikuar pamjet nga plagosja me armë zjarri e një 36-vjeçari shqiptar nga një shtetas gjeorgjian mëngjesin e djeshëm në zonën e Metaxourgeio në Greqi.

Një grup shqiptarësh u përleshën me gjeorgjianin, i cili nxori armën dhe qëlloi në këmbë 36-vjeçarin.

Më pas shtetasi gjeorgjian u largua nga vendi i ngjarjes, në kryqëzimin e rrugëve Kerameikos dhe Iasonos, dhe u kthye gjysmë ore më vonë duke me armë.

Ai qëlloi njërin nga tre shqiptarët dhe u largua.

Në vendngjarje policia ka gjetur 6 gëzhoja, ndërsa 36-vjeçari i plagosur po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.