Prioritet i MPB-së gjatë në vitin 2015 – lufta kundër radikalizmit dhe ekstremizmit

E publikuar: 24/12/2015 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Punëve të Brendshme Skender Hyseni në konferencën e fundvitit deklaroi se gjatë këtij viti, me ligjin që ndalon pjesëmarrjen në konflikte të huaja, është përmbushur legjislacioni dhe se shpreson që në fillim të sesionit pranverorë do të bëhet edhe projektligji për pensionimin e parakohshëm të pjesëtarëve të Policisë.

Në rrafshin e bashkëpunimit ndërkombëtar Hyseni tha se kanë pasur bashkëpunime të shumta duke përmendur këtu aplikimin e Kosovës për tu anëtarësuar në Interpol. Në këtë drejtim ka një pengesë që është memorandumi i Interpolit me policinë e UNMIK-ut, por, siç tha Hyseni, ai memorandum tani është i pakuptimtë.

Hyseni tha se edhe Europoli ka qenë target i Ministrisë, por për të qenë pjesë e këtij institucioni duhet që Kosova të jetë pjesë e BE-se. Megjithatë, tha ai, me Europolin presin që të kenë bashkëpunim siç kanë vendet e rajonit.

Prioritet gjatë 2015-tës ka qenë edhe luftimi i radikalizmit dhe ekstremizmit, tha Hyseni, duke përmendur shifrën prej 316 individëve që kanë marrë pjesë në faza të ndryshme, transmeton kp . Ai përmendi edhe liberalizimin e vizave dhe kushtet teknike në këtë proces duke theksuar edhe valën e ikjeve te mëdha në fillim të këtij viti.

Në konferencën për gazetarë u përmend edhe fakti se gjatë vitit 2015 nga Drejtoria kundër krimit të organizuar janë ngritur 373 kallëzime penale ndaj individëve, 613 persona janë arrestuar dhe 19 grupe kriminale janë asgjësuar.

I pyetur për ngjarjet në Gorazhdec, Hyseni tha se janë duke pritur hetimet dhe se nuk do të nxitohen dhe se siguria për qytetarët e Kosovës Për të është njësoje rendësishme, pavarësisht nacionalitetit.

Protestat e fundit në vend e kanë zbehur në përgjithësi imazhin e Kosovës, e jo të institucionit që ai përfaqëson, u përgjigj Hyseni në pyetjen se çka do të bëjë MPB-ja për të përmirësuar imazhin pas protestave të fundit.