Prindërit e studentit amerikan Otto Warmbier kanë ndarë detaje të gjendjes së birit të tyre pasi ishte rikthyer në shtëpi nga Koreja Veriore.
Fred dhe Cindy Warmbier ka thënë për Fox and Friends se koreanoveriorët janë terroristë të cilët ia kanë torturuar të birin në mënyrë sistematike, transmeton Express.
Studenti amerikan u burgos në Penian në vitin 2016 për shkak se kishte vjedhur një shenj hoteli.
Ai u lirua për arsyeje mjekësore në qershor të këtij viti, por u rikthye në shtëpi i sëmurë rëndë dhe vdiq disa ditë më vonë.
Koreja Veriore gjithmonë e ka mohuar se Otto ishte torturuar. Ata pohojnë se Otto u helmua me ushqim sa ishte në burg, por kjo gjë është mohuar nga doktorët amerikanë, të cilët nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tillë.
Në intervistën e tyre të parë që nga vdekja e tij, ata thanë për Fox News: “Ndiejmë se është koha për ta thënë të vërtetën për gjendjen në të cilën ishte Otto”.
Ata kanë thënë se biri i tyre sorollatej dhe kërcente dhunshëm si dhe ulërinte në mënyrë jo njerëzore.
“Kokën e kishte të rruar, ishte i verbër dhe shurdhër, duart dhe këmbët i kishte plotësisht të deformuara dhe kishte një shenj në këmbën e tij”, ka thënë babai i tij.
“Otto u torturua në mënyrë sistematike dhe u lëndua me qëllim nga Kim dhe regjimi i tij. Nuk ka qenë rastësi”, ka shtuar ai./Express/



















