Prindërit nuk ia pranuan të dashurën për shkak të racës, tenton t’i vrasë me bombë

E publikuar: 09/02/2018 11:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje në kufij të të pabesueshmes është shënuar në Indi ku një person ka tentuar që të vrasë prindërit e tij pasi ata nuk i pranuan të dashurën e racës tjetër.
Gurtej Singh Randhwa u kishte prezantuar të dashurën e tij të bardhë prindërve por ata nuk e kishin pranuar për shkak të diferencave racore pasi ajo ishte e bardhë dhe ata jo.

Ai ka vendosur që të marrë një bombë me telekomandë dhe të vrasë prindërit e tij, pasi ata do bëheshin pengesë që dy të rinjtë të mos lidheshin bashkë.

Në momentet e fundit ai është arrestuar nga policia duke shmangur tragjedinë.
Gurtej është dënuar me 8 vjet burg./GazetaExpress/