Kanë folur më në fund, prindërit e Enertila Beqajt, vajzës nga Manza e Durrësit që nëpërmjet mashtrimit, i zhvati 60 milionë lekë Barush Ahmetit nga Facebook nga një profil falso.
Sot, Enertila do të dalë para Gjykatës për të marrë masën e sigurisë.
Myrteza dhe Emina Beqaj, të cilët shtuan dy dhoma në shtëpinë e tyre të varfër në fshat gjatë kësaj romance misterioze të vajzës së tyre, kanë deklaruar se edhe nëse ka marrë dhurata, ajo nuk i ka vënë pushkën në kokë atij djali.
‘Vajza jonë është e pafajshme. Kemi vajzë të mirë.



















