Princi i Kurorës së Arabisë Saudite Mohammad bin Salman dhe rrethi i tij kanë rezervuar të gjithë hotelin Four Seasons për qëndrimin e tyre në Los Anxhelos – çdo dhomë për tri net.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Salman është në këtë vend për të biseduar për filmin me drejtuesit e studiove të mëdha.
Dhomat në hotel me pesë yje fillojnë rreth 600 dollarë për një natë. Ekzistojnë gjithsej 285 dhoma, dhe suitat presidenciale shkojnë për 10,000 dollarë dhe më shumë për një natë.
Ministrat e qeverisë dhe investitorët do të mbajnë një samit në Four Seasons për të zhvilluar industrinë e tyre të argëtimit.
Manjati i Fox, Rupert Murdoch thuhet se do ta ketë si mysafir të tij në një darkë, Salmanin në shtëpinë e tij Bel Air.
Ky është udhëtimi i parë i princit në Los Angjelos dhe vjen disa muaj pasi Arabia Saudite ka konfirmuar se do të heqë ndalimin e saj 35-vjeçar të kinemave publike. /Telegrafi/
Good morning from our urban oasis playground 🌴☀ Thanks for sharing this moment with us @luxerecess #fourseasonsla #fourseasons #fslosangeles #losangeles #beverlyhills pic.twitter.com/zUn0AjTMjI
— Four Seasons LA (@FSLosAngeles) January 17, 2018