Princi Harry është i njohur botërisht për pëlqimin e femrave bionde. Mjafton te shohësh historikun e femrave që ai ka patur të dashura për të arritur në këtë përfundim.
Ndërkohë lajmi që ka prodhuar princi anglez kësaj here lidhet me një vajzë shqiptare.
Gjatë një stërvitje në stadiumin e Celsit ku ai i është bashkuar djemve të Murinjos, princi ka pranuar të dalë në fotome një vajzë shqiptare, e cila menjëherë e ka postuar foton në Facebook.
Ajo quhet Rudina Suti dhe është me origjinë nga Gjirokastra.
Rudina që prej shumë vitesh jeton në Londër dhe në Skoci, ku punon si përthyese për institucione të ndryshme.




























