Peshkatarët në Afrikë përdorin mjete kontraceptive për t’u mbrojtur – por vetëm kur janë në oqean.
Derisa shumica e njerëzve prezervativët i përdorin gjatë aktit seksual, peshkatarët në Keni i përdorin për krejt diçka tjetër, transmeton Telegrafi.
Në fakt ata i përdorin prezervativët si qese të najlonit në të cilët nuk depërton uji, dhe kështu i mbrojnë telefonat mobil sa herë që janë në ujë.
Këtë e bëjnë vetëm për një qëllim – që të mund të kërkojnë ndihmë në rast se mbesin në ujë kur dallgët e mëdha krijohen nga stuhitë. /Telegrafi/