Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka folur për një diskutim që pati me liderët e Ballkanit Perëndimor, në kuadër të Forumit Botëror në Davos.
Përmes një postimi në “X”, Lajcak tha se ia vlen të diskutohet për të ardhmen e shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE. Prezent në këtë diskutim ishte edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
“E vlerësojë një bisedë konstruktive mbi zgjerimin e BE-së në dialogun tradicional të diplomacisë në Forumin Ekonomik Botëror për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Lajçak.
Discussing the 🇪🇺 future of our neighbors is worth getting up early. Appreciated a constructive conversation on 🇪🇺 enlargement at the traditional @wef diplomacy dialogue on the Western Balkans. pic.twitter.com/MV0ISYeOBD
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) January 23, 2025
Prej 20 deri më 24 janar 2024, derisa Konferenca e Davosit mbledh lojtarët kryesorë ekonomikë dhe përfaqësuesit qeveritarë. Kosova këtë vit ka hapur hapësirën e saj “House of Kosovo”.