Një prezantuese e Korporatës Australiane të Transmetimit (ABC) u shkarkua pasi shpërndau një raport të Human Rights Watch (HRW) në llogarinë e saj personale në mediat sociale.
“HRW raporton për urinë si një mjet lufte.” – shkroi Antoinette Lattouf në një postim në Instagram në dhjetor, duke cituar raportin.
Komisioni i Punës së Drejtë të Australisë do të mbajë një seancë dëgjimore të enjten për rrethanat që lidhen me përfundimin e kontratës së Lattouf.
Avokati i saj, Josh Bornstein, pretendoi se prezantuesja libanezo-australiane u pushua nga puna për shkak të “pikëpamjeve politike dhe racës së saj”.