Prezantuesja Artenisa Ozaj rrëfen për herë parë përse u largua nga e "E diela shqiptare"

E publikuar: 17/09/2017 22:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

E mësuar me kamerat, Artenisa erdhi në “E diela shqiptare” pas disa prezantimeve në kanale të ndryshme, por u bë shumë shpejt familjare me publikun sapo nisi rrugëtimin në krah të Ardit Gjebreas, i cili, për fatin e saj të mirë dhe të keq, nuk ishte i gjatë.

Sot, me rastin e 10-vjetorit të “E diela shqiptare”, bukuroshja me buzëqeshjen e ëmbël ishte e ftuar për të rikujtuar sezonin e parë në këtë program, kur Arditi e kishte ftuar për të qenë bashkë me të.

E pyetur pse u largua nga “E diela shqiptare”, Artenisa tha se “faji” ishte i Olsit, bashkëshortit të saj. Siç tregoi ajo, bashkë me familjen e Arditit (me të cilën janë miq prej vitesh), ata sapo kishin ardhur nga pushimet. Arditi i kishte propozuar për të qenë pjesë e programit dhe ajo nuk mund ta refuzonte. Pasi e kishte marrë vesh Olsi, i kërkoi Arditit që ta hiqte Artenisën prej andej. 

Jo sepse ishte xheloz për të, por sepse i duhej më shumë pranë vetes, e ndihmonte shumë kur ishte pranë tij. “Olsi më thoshte: Ardit, ma hiq Artenisën që aty, hiqe që aty, hiqe që aty”, – tregon Arditi duke shprehur këmbënguljen e Olsit: “Më bën shumë punë, më ke hequr krahun e djathtë…” – vazhdonte ta luste Olsi. 

Pyetjes nëse ia ka vlejtur, Artenisa thotë “Po” pa asnjë dyshim. Ajo dhe bashkëshorti i saj punojnë bashkë prej 12-vjetësh tashmë dhe kanë shumë gjëra të bukura për të bërë akoma me punën e tyre./Revista Class/