Që dje janë shfaqur fotografitë e para të modelit suedez, Koenigsegg, i cili është njëri nga risitë e kësaj kompanie – Agera RS.
Sot janë publikuar edhe fotografitë zyrtare si dhe detajet specifike.
Pra, fjala është për një version high-performance të Agera RS me aero paketën e modifikuar (spoiler i përparmë, hapësirat për ajër anash rrotave të përparme, pragjet, spoiler i pasmë aktiv…), ndërsa duhet theksuar se është përforcuar downforce në 450 kilogramë dhe në 250 kilometra në orë.
Gjithashtu, Koenigsegg njofton se Agera RS do të shfrytëzojë teknologjinë e njëjta sikurse që gjendet edhe tek modeli One:1, transmeton Koha.net.
Megjithatë, Agera RS posedon motorin V8, 5.0-litër, i cili tani është me kapacitet prej 1160 kuaj fuqi.
Koenigsegg njofton se do të prodhojë një seri prej vetëm 25 njësive të kësaj veture, nga të cilat 10 njësi tashmë janë shitur.