Huawei vijon me një strategji agresive me smartfonët dhe synon të bëhet prodhuesi më i madh në botë i telefonëve.
Pak ditë pasi lançoi Huawei P Smart 2019 në Evropë, kompania prezantoi “vëllain e vogël” Y7 Pro 2019.
Y7 Pro është i ngjashëm me P Smart por ndryshe në brendësi. Telefoni ka procesor Snapdragon 450 nga Kirin 710 që ka P Smart 2019.
Ekrani është vetëm HD+ 6.26-inç LCD me “notch” dhe raport 19:9. Telefoni ka vetëm 3GB RAM dhe 32GB memorie të brendshme.
Kamera e pasme vjen me dy sensorë: 13-megapiksel f/1.8 dhe 2 megapiksel sensor thellësie.
Kamera selfie është 16-megapiksel. Telefoni vjen me EMUI 8.2 bazuar në Android Oreo.
Konektiviteti është i kufizuar në Bluetooth 4.2 dhe Wi-Fi 2.4Ghz ndërsa bateria është masive prej 4,000 mAh.
Duke qenë se nuk ka skaner të shenjave të gishtërinjve Huawei ka implementuar një farë softueri për njohjen e fytyrës.
Telefoni fillon nga 150 euro. /PCWorld Albanian