Aeroplani më i madh privat në botë që është ndërtuar ndonjëherë, modeli Global 7000, ka përfunduar me sukses fluturimin e katërt të testit, më të gjatin ndonjëherë për një aeroplan privat.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, brenda këtij aeroplani prej 72.8 milionë dollarësh, ekzistojnë katër dhoma luksoze që mund të strehojnë 19 pasagjerë, duke përfshirë një dhomë pushimi ekuipazhi.
Gama maksimale e avionit është 13,679 kilometra, që do të thotë se mund të fluturojë direkt nga Londra në Singapor ose nga Nju Jorku në Dubai.
Siç thuhet më tej, pasagjerët mund të zgjedhin se cilën prej katër dhomave luksoze që ata do të shfrytëzojnë.
Suita e konferencës është e përshtatshme për mbajtjen e takimeve të biznesit duke fluturuar lart mbi tokë dhe suita e argëtimit është e pajisur me një ekran të madh televiziv dhe sistem ideal për të udhëtuar me familjen. /Telegrafi/