Verona vuan në zonën e ftohtë të renditjes në Serinë A, por kur kanë mbetur edhe 18 ndeshje për t’u zhvilluar, drejtuesit e klubit po punojnë shumë për të përforcuar skuadrën dhe për t’ia dalë të qëndrojnë mes më të mirave.
Nismës i është bashkuar edhe modelja e njohur Elena Rizzello, që ka njoftuar se do të ndjekë skuadrën në çdo ndeshje, deri në fund të sezonit.
27-vjeçarja është mjaft e njohur si tifoze e zjarrtë e Veronës, ndërsa në rrjetet sociale është e famshme për fotot mjaft ‘të nxehta’ që poston vazhdimisht.
Me sa duket, deri në përfundim të sezonit, futbollistët e trajnerit Pecchia do të kenë një aleat më shumë, frymëzimin e Elenës./tch/