Prezantohen telefonat inteligjentë ZTE Nubia Z9 Max dhe Z9 Mini

E publikuar: 27/03/2015 10:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

ZTE prezantoi sot gjatë një konference të mbajtur në Pekin telefonin e shumëpritur Nubia Z9, apo dy versione të tij, për të qenë më të saktë. Telefoni më i mirë, Nubia Z9 Max, ka ekran 5.5 inç, ndërsa Nubia Z9 Mini ka ekran 5 inç, por të dy kanë rezolucion 1080 pikselë.

ZTE Nubia Z9 Max fuqizohet nga procesori Snapdragon 810 me arkitekturë 64-bit dhe tetë bërthama, së bashku me kartën grafike Adreno 430 GPU. Ky telefon ka 3GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Kapaciteti i baterisë është 2,900mAh, ndërsa përmasat e telefonit janë 154.8×76.6×7.9mm. Ai peshon 165 gramë.

Ndërsa telefoni tjetër, Nubia Z9 mini, ka parametra mesatarë. Ai fuqizohet nga procesori Snapdragon 615, së bashku me 2GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD. Ai ka të njëjtën bateri si të Nubia Z9 Max, ndërsa përmasat e tij janë 141.3×69.8×8.2 mm dhe peshon 147 gramë.

Të dy telefonat inteligjentë kanë kamerë parësore 16 megapikselë me lente me hapje f2.0, dhe mund të regjistrojnë video me rezolucion 4K. Kamera frontale është 8 megapikselë. Telefonat kanë gjithashtu trup prej metali. Ata do të operojnë me sistemin Android 5.0.2 me ndërfaqen e modifikuar të ZTE-së, Nubia UI, në versionin 2.8. /krokodili.al/