Pretendon se udhëtoi në kohë, shfaqë lulen e që këputi sipër qiellgërvishtësit në vitin 6,000 (Foto)

E publikuar: 04/11/2018 01:52
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grua që njihet vetëm si Chloe nga Finlanda, pretendon se ka udhëtuar në kohë, madje edhe ka sjellë një lule që këputi sipër një qiellgërvishtësi gjatë vitit 6,000.

Sipas saj, bota do të ndryshojë shumë për shkak të afrimit të Diellit pranë Tokës, që do të ngitë temperaturat prej 40 deri në 70 gradë Celsius, transmeton Telegrafi.

“Në vitin 4528, dinozaurët do kthehen dhe njerëzit do t’i mbajnë në kopshte zoologjike. Ato edhe mund të lihen të lira, nëpër zona të pabanuara apo xhungla” ka thënë Chloe.

Ajo pretendon se ishte skeptike në nisë udhëtimin në kohë, por është bindur gjatë gushtit të vitit 1966, që m në fund të përjetojë eksperiencën e makinës së kohës.

“Isha e ulur në një karrige me këmbë dhe duar të fiksuara, ndërsa në kokë e kisha një tub metalik. Kur u zbraz në mua një energji elektrike, e humba vetëdijen” ka thënë ajo për mediumin finlandez ApexTV.

Sipas saj, në momentin kur hapi sytë, ndodhej në vitin 6,000, ku kushte shumë vegjetacion, si dhe kafshë, por me pamje ndryshe si pasojë e ndryshimeve gjenetike.

Gjatë intervistës, Chloe ka thënë se edhe mund t’i dërgojë njerëzit në kohë, por se nuk mund t’i kthejë prapa. /Telegrafi/