Pretendimet për mashtrim me dronin “Skifter”, Kurti: Nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani

E publikuar: 30/01/2026 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është rezervuar të jap komente në lidhje me pretendimet e mashtrimit të një kompanie nga Gjilani në lidhje me dronin “Skifter”, por thekson se është i hapur t’i dëgjojë kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç i është prezantuar, raporton Ekonomia Online.

“Unë kam vizituar me qindra kompani anë e mbanë Kosovës gjatë këtij 4-vjeçari; nuk mund të them se mund t’i di hollësitë e secilës kompani, mirëpo natyrisht që unë jam i hapur t’i dëgjoj edhe kritikat atëherë kur diçka nuk ka qenë ashtu siç më është prezantuar. Por duhet ta keni parasysh se, kur vjen te aspektet e hollësishme teknike e profesionale, nuk mund t’i di paraprakisht se cilat janë ato saktësisht për secilën kompani”, tha Kurti para mediave teksa pati një vizitë në Odën e Mjekëve të Kosovës.