Pretendime pa prova nga Serbia, aludojnë për “sulm shqiptarësh” ndaj policisë serbe, pa asnjë konfirmim zyrtar

E publikuar: 07/02/2026 18:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Propaganda e Beogradit s’ka të ndalur. Me motive etnike e propagandë politike regjimi serb pa prova synon të paraqes shqiptarët si autorë të sulmeve ndaj policisë serbe.

Mediumi serb Blic të enjten e 6 shkurtit ka raportuar se dy ditë më parë një grup shqiptarësh ka qëlluar mbi policinë serbe me më shumë se 100 plumba në një fshatë të Kurshumlisë.

Sipas medimit serb, pas sulmit në fshatin Parada, sulmuesit janë larguar në drejtim të Kosovës.

Ngjarja sipas këtij mediumi kishte ndodhur kur forcat policore serbe gjetën drunjë që kishin bllokuar rrugën ku edhe u përballën me zjarr të hapur nga sulmuesit në mënyrë të papritur.

Lidhur me këtë pretendim si sulm ndaj personelit zyrtar serb nuk ka asnjë konfirmim nga autoritetet.

Dukagjini ka dërguar pyetje për këtë pretendim te Policia e Kosovës dhe te forcat e KFOR-it se a kanë ndonjë informacion lidhur me këtë apo edhe kalime ilegale të kufirit, por deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë asnjë përgjigje zyrtare.