Athinën zyrtare po e irriton qëndrimi i Serbisë në lidhje me Kosovën dhe Maqedoninë, raporton portali informativ grek, RTV Sky, bazuar në burime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë.
Sipas këtyre burimeve, “Serbia kohëve të fundit ka ndërmarr disa hapa, duke bërë presion ndaj Bashkimit Europian që ta zgjidh problemin e emrit të Maqedonisë, por është duke e irrituar nga presioni që po i bënë Greqisë lidhur me mosnjohjen e Kosovës”, ka shkruar RTV Sky.
Në këtë shkrim, thuhet se Greqia “për shkak të hapave provokues të Beogradit në lidhje me Kosovën dhe emërtimin e IRJM-së, ka ngritur shqetësim zyrtar ndaj këtyre të fundit”.
Përkundër presioneve të Serbisë, këto burime bëjnë të ditur se faktori ndërkombëtar dhe partnerët evropian të Greqisë, kanë pranuar pozicionin e këtyre të fundit, duke mos i kërkuar që të diskutojnë për emrin e Maqedonisë, transmeton lajmi.net.
Ndërsa, lidhur me kërkesat serbe për qëndrimin e Greqisë lidhur me statusin e Kosovës, “burime në ministrinë e jashtme greke kanë bërë të ditur se politika në Athinë nuk do të nxitojë me njohjen e Kosovës”.