Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ju beri thirrje sot lidereve poltikë te Kosovës qe ta rivendosin dialogun politik për të shmangur dhunën në rrugë.
Ajo tha se duhet te respektohen rregullat he procedurat demokratike dhe dialogu duhet te bëhet në Kuvendin e Kosovës.
Në një fjalë të mbajtur në takimin e Këshillit Konsultativ per Komunitete, të cili e udhëheqë sipas mandatit kushtetues, presidentja Jahjaga tha se liderët duhet te mundesojnë debatin e brendshëm që e nxjerr vendin nga kriza,shkruan Gazeta Express.
“… ne kemi përgjegjësi të mëdha, që të ndërtojmë praktika demokratike në një shtet me demokraci parlamentare ku respektohen rregullat dhe ligjet. Demokracia nënkupton bashkëbisedim dhe dialog dhe jo skena të dhunës në rrugë dhe kriza që ngadalësojnë përparimin e shoqërisë. Unë sërish bëj thirrje që të gjitha partitë parlamentare, të gjithë liderët e partive politike, ta rikthejnë dialogun ndërmjet tyre brenda Kuvendit të Kosovës, si institucion i përfaqësuesve të popullit duke ndihmuar gjetjen e zgjidhjeve që çojnë përpara proceset e zhvillimit të vendit”, tha Jahjaga.
“Kosova ka nevojë për dialog të brendshëm dhe ne duhet ta mundësojmë atë, duke lënë anash mospajtimet e dallimet partiake dhe duke e menduar qytetarin dhe vendin dhe përparimin e tij”, theksoi Presidentja Jahjaga./GazetaExpress/