Ministria e Punëve të Brendshme e ka lansuar fushatën kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Ditën e Bashkimit Evropian për Antitrafikim. Aty ka marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri, Albin Kurti.
Gjatë fjalimit, Osmani teksa ka folur për punën e insitucioneve në luftimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, ka shtuar se sistemi i drejtësisë ka dhënë pak dënime për trafikantet, madje shton se shpesh edhe gjoba të ulëta.
Dënimet e pakta për trafikantët dhe shqiptimi i dënimeve shumë të ulëta nga sistemi i drejtësisë mund të ndikojnë në suksesin tonë të përbashkët në betejën kundër trafikantëve, prandaj dua t’i inkurajoj institucionet e drejtësisë që rastet e trafikimit t’i trajtojë me përkushtimin e duhur”, ka thënë Osmani, transmeton Express.
Ajo ka thënë se institucionet e kanë bërë planin e veprimit për ta luftuar këtë dukuri.
Por ka shtuar se grupet kriminale i kanë avancuar metodat e tyre për ta arritur trafikimin.
“Po e përdorin teknologjinë për të manipuluar me viktimat”, ka thënë Osmani.