Presidentja thotë se KFOR’i, Policia dhe gazetarët u sulmuan me urdhër të Vuçiqit

E publikuar: 29/05/2023 18:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (FB)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar për zhvillimet në Veriun e Kosovës, ku ka thënë se strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale po sulmojnë Policinë e Kosovës, oficerët dhe KFOR’it.

Përmes një reagimi në Twitter, ajo i ka cilësuar këto akte si të papranueshme.

”Strukturat ilegale serbe të kthyera në banda kriminale kanë sulmuar policinë e Kosovës, oficerët e KFOR-it dhe gazetarët”.

“Këto akte të papranueshme dhune duhet të dënohen nga të gjithë. Ata që zbatojnë urdhrat e Vuçiqit për destabilizimin e veriut të Kosovës, duhet të përballen me drejtësinë”, ka thënë Osmani.

Si të premten, edhe të hënën ka pasur tensione në Veri, ku protestuesit janë përleshur me KFOR’in.