Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në New York është takuar me nënsekretarin e Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet dhe Gabriel Escobarin, emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor.
Për këtë, Osmani ka thënë se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar ky proces.
Ajo ka shkruar në Twittter për rëndësinë e qasjes parimore ndaj zbaitmit të marrëveshjeve.
”Me Chollet dhe Escobar diskutuam zhvillimet në dialog. Theksova rëndësinë e një qasjeje parimore për zbatimin e plotë dhe të balancuar të marrëveshjeve dhe se roli i SHBA-ve është kyç për të përfunduar me sukses procesin, duke i hapur rrugën njohjes reciproke”, ka thënë Osmani.
Më 14 shtator takimi në Bruksel ka mbaruar pa rezultat. Pas atij takimi Borrell ka thënë se Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së.
Por Kurti gjatë një adresimi për media të hënën, ka deklaruar se ka pasur koordinim në mes Vuçiqit dhe Miroslav Lajçakut, emisarit të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi.
Pos kësaj akuze, Kurti i ka dërguar letër Uashingtonit, Berlinit, Parisit e Romës për të i njoftuar siç ka thënë ai deformimit të dialogut Kosovë – Serbi.
Çështja më e komplikuar vazhdon të mbetet ajo e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
With @CounselorDOS Chollet & DAS Escobar we discussed developments in the dialogue.
Stressed the importance of a principled approach to full & balanced implementation of agreements & that 🇺🇸 role is key to successfully conclude the process, paving the way for mutual recognition. pic.twitter.com/jYHPF9Y1y5
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 18, 2023