Presidentja Osmani vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve në varrezat në Velani

E publikuar: 18/04/2025 12:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Dëshmorëve të UÇK-së të komunës së Prishtinës vendosi kurorë lulesh në nderim të dëshmorëve, në varrezat në Velani.

Me përulësi dhe respekt të thellë, Presidentja Osmani kujtoi kontributin e secilit dëshmor që ra për ta parë Kosovën të lirë, të pavarur dhe demokratike.

“Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë. Kujtimi për ta nuk është vetëm nderim, por zotim se do të punojmë çdo ditë për një shtet të drejtë, të barabartë dhe dinjitoz, ashtu siç e ëndërruan ata”, theksoi Presidentja.

Presidentja Osmani tha se kjo ditë na kujton vlerat për të cilat ranë dëshmorët tanë dhe se kujtimi për ta është i përhershëm.