Presidentja Osmani takon presidentin e Sierra Leones

E publikuar: 03/02/2026 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio e ku thotë të kenë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Sierra Leones.

“Në Emiratet e Bashkuara Arabe, në takim me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta. Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”, ka shkruar Osmani.