Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është shtruar me urgjencë në spitalin “Aloka”, në Veternik.
Burimet e Gazetës Express bëjnë të ditur se Osmani mund të ketë nevojë për një ndërhyrje kirurgjike.
Për të konfirmuar këtë, Express ka kontaktuar këshilltarin për media të Presidentes, Bekim Kupina, por i njëjti nuk i është përgjigur telefonatave.
Express ka siguruar edhe fotografi të veturave që janë para spitalit.