Presidentja Osmani shpreh mirënjohje për nderimin nga Sulltani i Bruneit

E publikuar: 07/05/2025 09:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shprehu mirënjohje të thellë për nderimin nga Sulltani i Bruneit, duke e quajtur një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj.

“Nder i jashtëzakonshëm që nga Sulltani i Bruneit mu nda Urdhri i Familjes Mbretërore “Laila Utama” dhe titulli i nderit “Datin Laila Utama”.

Ky është një nga vlerësimet më të larta që u jepet udhëheqësve të huaj, prandaj e konsideroj si një nderim për popullin e Kosovës dhe një dëshmi e miqësisë që po forcojmë me shtetin dhe popullin e Bruneit.

Mirënjohje të thellë për këtë nderim e respekt!”, shkroi në fb presidentja Osmani.