Presidentja Osmani publikon ftesën për Samitin e Demokracisë: Pas takimeve produktive në Washington, sot pranova ftesën

E publikuar: 15/11/2021 09:35
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka publikuar ftesën e SHBA’ve për Samitin e Demokracisë, pas një injorimi total që iu bë Kosovës duke mos e ftuar, dhe duke mos figuruar në listën e vendeve që kishin marrë këtë ftesë, shkruan Gazeta Metro.

Osmani ka publikuar ftesën e Biden, derisa nuk kurseu as falënderimet për të.

Kjo ftesë sipas saj erdhi pas takimeve produktive që kishte në SHBA javën e kaluar.
”Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden”, shkroi Osmani ndër të tjera.

Postimi i plotë:

alënderoj Presidentin Biden për ftesën në Samitin për Demokraci të organizuar nga Shtëpia e Bardhë si dhe vlerësimin për partneritetin e ofruar nga Kosova për të punuar drejt fuqizimit të shoqërisë demokratike që respekton të drejtat e njeriut, të cilat ia mundësojnë secilit qytetarë ta përmbush potencialin e vet.
Pas takimeve produktive të javës së shkuar në Washington, në të cilat jam njoftuar se Kosova do të jetë pjesë e këtij Samiti, jam e nderuar ta pranoj ftesën nga Presidenti Biden.
Republika e Kosovës është shembull i ndritur i përpjekjeve të vazhdueshme për liri e demokraci. Si e tillë është model për rajonin tonë dhe më gjerë. Kosova do ta ndajë përvojën e saj të veçantë në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, në partneritet të jashtëzakonshëm me miqtë tanë ndërkombëtar – ku rol prijatarë kanë pasur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jam e lumtur që në emër të Republikës së Kosovës do t`i prezantoj të arriturat dhe sfidat që i kemi, si dhe do të angazhohemi bashkërisht që gjatë 12- muajve të ardhshëm ta zbatojmë një plan ambicioz për fuqizimin e mëtejmë të demokracisë sonë të re në mënyrë që qytetarët tanë t`i ndjejnë përfitimet e një udhëheqjeje demokratike të bazuar në sundim të ligjit, të drejta të njeriut dhe gjithëpërfshirje shoqërore.