Presidentja Osmani pret në zyrë presidenten e KE, Urusla von der Leyen

E publikuar: 15/10/2025 13:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Takimi po zhvillohet në objektin presidencial, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje vetëm në fillim të takimit.

Pas këtij takimi, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. Takimi mes tyre do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës, dhe jo në zyrat e Qeverisë.

Deri më tani, nuk është bërë e ditur nëse pas këtyre takimeve do të mbahet ndonjë konferencë për media.